(kliko butonin për udhëzime të mëtejëshme)
(kliko butonin për udhëzime të mëtejëshme)
(klikoni butonin për udhëzime të mëtejëshme)
(klikoni butonin për udhëzime të mëtejëshme)
(kliko butonin për udhëzime të mëtejëshme)
(kliko butonin për udhëzime të mëtejëshme)
(kliko butonin për udhëzime të mëtejëshme)
Aderimi/Anëtarësimi në ktë organizatë kërkon një farë fryme dhe pikpamje vizionare e cila lidhet pazgjidhshmërisht me dy faktor shum të rëndësishëm, me aspiratën/dëshirën që të gjith sëbashku ti ofrojmë vendit një mundësi për përparim dhe drejtësi gjithpërfshirëse, pra një të mirë të përbashkët, ose me aspektet profesionale të sajë. Nëse nuk ekzistojnë njëra nga kto dy ndjesi, pra aspirata, të gërshetuara kto më sipër me cilësi si idealist/e, guximtar/e, vizionar/e anëtaresimi në ktë organizatë nuk është i rekomandueshëm.
Organizatë vlerore & shoqëri zhvilluese, sociale dhe profesionale, multidisiplinare e specializuar në fushën e drejtësisë, në vëmendje të sajë qëndron Individi dhe vlerat humane. Organizata e Drejtësisë është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse, jo-qeveritare, jo-fetare dhe jo-politike, e regjistruar me vendim të Gjykatës datë 22.11.2021, me Nr. Nipti: M12402453J.
Vizioni i organizatës është në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të subjekteve që ajo është zotuar ti mbrojë dhe përfaqësojë, vizioni i saj është dhe shtet ndërtues mbi parime barazie, drejtësie, proporcionaliteti etj. Shërbimet dhe aktivitetet e organizatës ofrohen falas për anëtarësinë e sajë nga momenti i anëtarësimit.
Luftojmë kundër padrejtësive në shoqërinë tonë dhe promovojmë parimin e shtetit të së drejtës bazuar në të drejtat e njeriut. Kjo organizatë ka për qëllim të kontribojë për vendosjen e një klime pozitive gjithpërfshirëse dhe stabiliteti ligjor, kudo që do të ushtroj aktivitetin e saj jo-fitimprurës, në shërbim të anëtarësisë së saj dhe mbarë shoqërisë duke përcjellë vlera dhe virtyre të larta humanizmi, bashkëpunimi, integriteti, profesionalizmi, socializimi, disponibiliteti etj.
• Të kontribojë për vendosjen e një tradite ligjshmërie dhe zbatimit rigoroz të ligjit.
• Të kontribojë për përmirsimin e legjislacionit, respektimit dhe zbatimit të tij.
• Të kontribojë për ekuilibrimin e sistemit të drejtësisë dhe konsolidimin e tij.
• Të kontribojë në çdo sferë të marrëdhënieve individ-subjekt juridik privat apo individ-subjekt juridik publik dhe ka për qëllim përmirsimin e standarteve jetësore të shoqërisë në tërësi.
• Të kontribojë për inkapsulimin e faktorëve negativ në shoqëri dhe ti shpërbëjë ato, me qëllim përparimin e shoqërisë.
• Të kontribojë për implementimin e kulturës ligjore në shoqëri, edukimin vazhdues të anëtarësisë dhe komunitetit për respektimin e ligjit.
Qëllimi unik, evoluimi si një institucion i fortë i karakterizuar nga paanësia, pavarësia, profesionalizmi.